Beatrix Ramosaj nuk ka harruar ta urojë për ditëlindje kushërirën e saj Anxhelina Hadërgjonaj.
Anxhelina sot feston ditëlindjen ku pranoi urime të shumta nga ndjekësit në instagram.
Për ditëlindjen e saj u përkujdes edhe kushërira e saj Beatrixi e cila ndodhet brenda Big Brother Vip.
Beatrix zgjodhi një bluzë të bardhë dhe me mbishkrim të kuq shkroi urimin më të mirë për të.
“Urime ditelindjen engjulli im Anxhelina, me mungon”, shkroi Beatrix.
Kujtojmë se dy kushërirat e fmashme ka dy vite që kanë përmirësuar raportet, pasi që si pasojë e disa konflikteve që kanë pasur më herët ato nuk kanë folur një vit njëra me tjetrën.