Disa zyrtarë të Drejtorisë për Bujqësi në Komunën e Istogut kanë përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës.
Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike është duke zhvilluar sot një aksion në rajonin e Dukagjinit ku cak i tyre janë personat e dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsionit.
Nuk dihet nëse ky aksion ndërlidhet më atë të para disa mujave kur u arrestuan shumë zyrtarë në Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë në Prishtinë.