Ndahet grupi i famshëm Little Mix. Grupi, i përbërë nga Leigh-Anne Pinnock, Perrie Edwards dhe Jade Thirlwall, lëshoi një deklaratë të enjten duke thënë se kanë vendosur të bëjnë një pushim pas 10 viteve të mahnitshme. Ky vendim vjen një vit pasi Jesy Nelson njoftoi se ishte larguar përfundimisht nga grupi për të nisur një karrierë solo.
Megjithatë, vajzat thanë se shkëputja nuk do të jetë e përhershme. “Duam t’ju njoftojmë të gjithëve se pas turneut Confetti në prill/maj të vitit të ardhshëm do të bëjmë një pushim nga Little Mix. Kanë qenë 10 vite të mrekullueshme, një aventurë e mrekullueshme pa ndalesë, dhe ne mendojmë se është koha e duhur për të marrë një pushim në mënyrë që të punojmë në disa projekte të tjera.
Nuk mund t’ju falënderojmë sa duhet për dashurinë dhe mbështetjen tuaj të pafund që nga fillimi. Ju duam shumë të gjithëve. Ne nuk po ndahemi – Little Mix është këtu për të qëndruar. Kemi plane për më shumë muzikë, turne dhe performanca në të ardhmen. Ne kemi krijuar kaq shumë kujtime të pabesueshme me të gjithë dhe mezi presim të bëjmë shumë të tjera.”, thuhet në reagim.
Spekulimet kanë qarkulluar prej muajsh që Leigh-Anne, Jade dhe Perrie do të shkonin në rrugë të ndara, veçanërisht pas publikimit të koleksionit të tyre Greatest Hits Between Us. Edhe Leigh-Anne dhe Perrie u bënë nëna për herë të parë këtë vit, me Leigh-Anne që mirëpriti binjakët dhe Perrie solli në jetë një djalë. Njoftimi i tyre vjen vetëm një javë më pak se 10 vjet që kur fituan X Factor në 2011.