Katër persona kanë pësuar lëndime trupore pas një aksidenti mes dy veturave në Fushë Kosovë.
Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar.
“Dy vetura me targa vendore janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit e veturave dhe tre pasagjerë meshkuj kosovarë. Të gjithë të lënduarit pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar”, njofton policia përmes raportit.