Më shumë se një e katërta e qytetarëve shqiptarëve (26,9%) ndihen të pasigurt në shtëpitë e tyre, ndërsa një në tre prej tyre (33%) ndihen të pasigurt edhe në qytetin apo fshatin ku jetojnë.
Rreth 37% e tyre ndihen në përgjithësi të pasigurt kur udhëtojnë në një qytet apo fshat tjetër nga ai ku banojnë vetë.
Këto janë gjetjet e Barometrit në Euronews Albania rreth perceptimit të qytetarëve në lidhje me sigurinë e tyre.
Krahasuar me një vit më parë, shumica e qytetarëve (54,6%) nuk ndjejnë ndonjë ndryshuar në lidhje me sigurinë e tyre personale. Rreth 28% e qytetarëve raportojnë se ndihen më të sigurtë se një vit më parë, ndërsa 17% më pak të sigurtë.
Vrojtimi i Barometrit u realizua për Euronews Albania nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar, me 1000 intervista ballë për ballë në familje, të zhvilluara në periudhën 20-30 nëntor 2021.