rtistja shqiptare, e cila ka nisur një jetë të re prej vitesh në Amerikë, Anxhelina Hadërgjonaj, feston ditën e sotme (e enjte) ditëlindjen.
Këngëtarja, që prej vitesh është pjesë e estradës shqiptare, mbush plot 28 vite jetë.
Ndonëse ka marrë urime e dedikime të shumta, një special nuk mungoi nga e ëma e saj, artistja e mirënjohur, Albërie Hadërgjonaj.
Ajo ka bërë një koleksion fotografish të të bijës duke thënë se është e bekuar që ka një vajzë të tillë.
“Urime ditëlindjen e vogla ime. Të dëshiroj një jetë të lumtur e të gjatë të mbushur me shëndet dhe mbarësi. Zoti të bekoftë çdo sekondë të jetës tuaj! Faleminderit Zot që më bekove me një vajzë të bukur”.
Albëria përndryshe përveç Anxhelinës, ka edhe një vajzë tjetër nga martesa e mëparshme.