Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, sot ka pritur në takim kryeshefin ekzekutiv të KRU “Hidroregjionit Jugor” z. Zenel Zenelaj, më ç’rast edhe mori urime nga ai me rastin e marrjes së mandatit të kryetarit.
Në ketë takim, veç tjerash është diskutuar lidhur me ecurinë e marrëveshjeve që janë në proces mes Komunës së Malishevës dhe Hidroregjionit Jugor, me theks të veçantë për shqetësimet e qytetarëve të komunës së Malishevës, lidhur me mungesën e furnizimit me ujë.
Kryetari Kastrati theksoi se do të jetë i përkushtuar maksimalisht dhe bashkëpunues me secilin akterë që për synim kanë trajtimin meritor të kërkesave dhe shqetësimeve të kësaj natyre, derisa furnizimi me ujë të mos jetë më problem për qytetarët tanë.