Statistika interesante që shpjegon humbjen e formës së Cristiano Ronaldos

Manchester United do përballet me Arsenalin në “Old Trafford” sonte (e enjte) në mbrëmje dhe është një ndeshje e madhe që Cristiano Ronaldo duhet të shkëlqejë.

Portugezi ka pasur rol të rëndësishëm te “Djajtë e Kuq” këtë sezon, sidomos në Ligën e Kampionëve, ku iu ndihmoi të kualifikohen për fazën e 16-të të finales.

Është lehtë të harrohet që është 36 vjeç, ngase është në kushte fizike shumë më të mira se disa lojtarë të rinj.

Mosha ka ndikim, por është edhe një arsye tjetër pse Ronaldo është duke humbur formën fizike.

Në 17 paraqitjet e fundit për klubin, Ronaldo edhe pse duket e pabesueshme ka luajtur për katër trajnerë të ndryshëm.

Andrea Pirlo dhe Max Allegri te Juventus dhe Ole Gunnar Solskjaer dhe Michael Carrick te Manchester United, ndërsa qysh në raundin tjetër në Premierligë, Ralf Rangnick do shtohet në këtë listë.

Stili i ndryshëm i futbollit dhe mënyrat e ndryshme si trajnerët kërkojnë të zhvillohet ndeshja, me gjasë është një ndër arsyet pse Ronaldo nuk është në formën më të mirë të mundshme dhe futbollisti duhet të gjykohet në fundin e edicionit.