Artisti i njohur i skenës shqiptare, Yll Limani, ka paralajmëruar një ‘EP’ të quajtur “Lshoja Zanin” për fansat e admiruesit e muzikës së tij.
Këtë e bëri të ditur nëpërmjet një postimi të shpërndarë në Instagram, aty ku numëron mbi 400 mijë fansa.
Në bazë të shkrimit, Limani thotë se është inspiruar nga një dashuri në të kaluarën, por që nuk është e pranishme më.
Faleminderit për shoqërinë time që janë aty për mua 24/7 dhe për familjen time që janë dashuria ime më e madhe.
Faleminderit për njerëzit me të cilët bashkëpunoj, që më kanë shtyrë për ta finalizuar këtë projekt të nisur shumë vite më parë.
Faleminderit për fansat e mi të çmendur në çdo sekon, minutë & orë të ditës më shkruani, më dhuroni dashuri dhe më përkrahni pa kishte. Kjo është për ju Yllers-at e mi të trent.
Për fund, faleminderit ty, që disa vite më parë më frymëzove për këto këngë që do t’i publikojë. Je ajo që erdhe e ndejte shkurt në jetën time, po këto këngë do të jetojnë përgjithmonë.
Ka kaluar shumë kohë, e sot nuk më dhemb asgjë, veç i përjetoj këto këngë si me dëgju dhimbje të tjetërkujt”.