Përpara audiencës mahnitëse në mbarë botën si Lady Gaga, Stefani Germanotta filloi karrierën e saj të aktrimit me një rol të ftuar në “The Sopranos” në 2001.
Këngëtarja dhe aktorja 35-vjeçare kishte një rol të shkurtër episodin e nëntë të sezonit të tretë të titulluar, “The Telltale Moozadell”.
Gaga foli për eksperiencën e parë si aktore, ku, 20 vite më vonë, e shikon sërish me një sy kritik.
Skena ku shfaqet artistja zhvillohet në një pishinë të shkollës së mesme, ku ajo dhe dy vajza të tjera të reja shikojnë një grup djemsh duke notuar.
Edhe pse Lady nuk është se kishte një rol kryesor dhe u shfaq mjaft pak – përveç disa të qeshurave – ajo zbuloi në intervistë se e di se çfarë ka gabuar.
“Kur shikoj prapa në atë skenë, mund të shoh saktësisht se çfarë kam gabuar. Nuk dija të dëgjoja në një skenë”, filloi Gaga.