Mustafa: Rugova kishte bindje se vetëm me përkrahjen e SHBA-së, Kosova mund dhe do të bëhet shtet

Ish-lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka kujtuar sot ish-presidentin historik, Ibrahim Rugova në ditën e lindjes së tij.

Mustafa tha se Rugova kishte besim në njerëzit; ai më shumë se çdokush tjetër e njihte mentalitetin, filozofinë, traditën dhe kërkesat e tyre.

Ai tha se Rugova ishte prijës që kisthe besim të pakufi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se ishte i bindur se vetëm me përkrahje të SHBA-së, Kosova mund dhe do të bëhet shtet.

Postimi i plotë:

Në Ditëlindjen e Presidentit Historik, Ibrahim Rugova, kujtoj udhëheqësin unik të Kosovës me vizion të hapur.

Rugova kishte besim në njerëzit; ai më shumë se çdokush tjetër e njihte mentalitetin, filozofinë, traditën dhe kërkesat e tyre. Ishte prijës që kishte besim të pakufi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me bindje të fuqishme, profetike, përsëriste se vetëm me përkrahjen e SHBA-së Kosova mund dhe do të bëhet shtet. Profetizmi i tij vlen po aq edhe për ditët e sotme!