Një burrë në Istog gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij

Një person në Istog është gjendur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij ditën e martë.

Lajmi është bërë i ditur nga raporti 24-orësh i policisë, derisa është bërë e ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, shkruan lajmi.net.

“Istog, 30.11.2021 – 10:02. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në oborrin e shtëpisë së tij,  ishte gjetur  pa shenja jete nga dëshmitari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal  njësitë relevante policore  dhe ekipi mjekësor ku  dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftim.