Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka folur rreth mundësisë që t’i bashkohet rivalit të përbetuar, Real Madrid dhe për ish bashkëlojtarin, Lionel Messi, që fitoi Topin e Artë.
Spanjolli shpesh herë ankohet në vendimin e arbitrave, ngase mendon se shumica e gjyqtarëve janë tifozë të Real Madridit.
Në një intervistë për “El Hormiguero”, Pique dha mendimin për Barcelonën, Messin, mundësinë e kalimit te PSG dhe nënshkrimin e ‘pamundur’ për Real Madridin.
Kalimi i mundshëm te Real Madrid:
“Më përpara vdes se të luajë për Real Madridin”
Largimi i Messit:
“Messi është si vëlla për mua. Këtë vit ne nisëm dobët shkaku i largimit të tij. Topi i shtatë i Artë konfirmoi atë që të gjithë e dinë, se ishte më i miri i të gjitha kohërave. Kalo mirë në Paris. Rrugët tona janë të ndara, por jam i sigurt që do takohemi sërish”.
“Ditën që Messi u largua ishte shumë e vështirë për mua. Gjithmonë kam thënë se kush është Leo për mua. Është vështirë në nivelin sportiv dhe atë personal. Sezoni ynë nuk nisi mirë pa të”.
Prekja e topit me dorë ndaj Villarrealit:
“Problemi i prekjes me dorë është shumë kompleks, sepse gjithçka mund të ndryshojë. Mendoj që nuk ishte penallti, dora është afër trupit”.
Kalimi te PSG?
“Nuk kam pasur asnjë ofertë nga PSG-ja”.
Xavi si trajner:
“Xavi ka vendosur disa rregulla, si çdo trajner tjetër. Ishte e domosdoshme që të kemi rregulla dhe të jemi të disiplinuar, andaj kështu duhet të jetë. Ai kërkon më shumë nga ti, të shton presionin dhe nuk duhet ta zhgënjesh”.
Pozita e mundshme si president i Barcelonës në të ardhmen:
“Ndonjëherë mendoj të jem president i Barcelonës, ndonjëherë jo. Për ta bërë këtë duhet të kesh dashuri të madhe për klubin dhe përgatitshmeri që të bësh shumë sakrificë”.
A ke biseduar ndonjëherë me Perez:
“Po, e kam numrin e Florentino Perez. Para disa viteve bisedova me të për disa probleme personale”.
Si e vlerëson Viniciusin nga 1 në 10?
“Këtë sezon, do t’i jepja notën 9”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Barcelona renditët në pozitën e shtatë në tabelë me 23 pikë, plotë 10 prapa liderit, Real Madrid.