Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) përmes një letre, adresoi tek Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës shqetësimin e për Bankën Qëndrore të Kosovës (BQK)
OAK përmes një letre, thotë se shprehë shqetësimin e thellë për mungesën e bashkëpunimit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) me sektorin privat, sipas të cilëve jo vetëm që nuk është duke i përkrahur bizneset në këtë kohë pandemie, por është duke i dëmtuar edhe më rëndë qytetarët dhe bizneset.
Ndër shkresat që OAK ka deleguar tek BQK, të cilat thuhet se kanë ardhur si rrjedhojë e ankesave të bizneseve, e që nuk kanë marrë trajtim dinjitoz janë:
- Të largohet kamata prej 5 – 8% për kthimin e parave metalike në kartmonedha, detyrim i vendosur nga BQK;
- Të ulen tarifat e shfrytëzimit të POS nga ana e bizneseve nga 1 – 3% sa është aktualisht, në së paku 0.025%;
- Të punohet që disa sisteme elektonike të pagesave të jenë valide edhe në Kosovë, siç është paypal, cyber source, amazon etj;
- Të rikthehet në gjendjen e mëparshme Udhëzimi mbi Implementimin e Sistemit Bonus – Malus për Persona Juridik, të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Byrosë Kosovare të Sigurimeve lidhur me regjistrimin e veturave të firmave, i cili ka hyrë në fuqi me 1 nëntor 2020 etj.
OAK konsideron që bashkëpunimi më BQK-në është mëse i nevojshëm, ashtu që sektori privat të funksionoj më mirë.