Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka kërkuar që ngërçi parlamentar të zgjidhet përmes zgjedhjeve të reja në vend.
Kështu u shpreh shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri para mediave, pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
“Ngërçi parlamentar do të zgjidhej më së miri me zgjedhje të reja. Meqenëse kemi hyrë në një krizë të një pas njëshme të Kuvendit, dhe po shihet se kjo mazhorancë është në një krizë të thellë. Pas 14 nëntorit pe shohim që nuk e kanë vullnetin me qeverisë e as me qenë prezent në Kuvend, e keni parë që mungojnë ministrat e deputetët”, ka thënë Tahiri.
Ai ka shtuar se kjo mazhorancë i ka dy drejtime ose të kthej mandatin te populli ose të qeverisë vendin.
“Këta janë duke abstenuar realisht, çdo gjë në vend është bllokuar. Ne i bëjmë thirrje pikërisht kësaj mazhorance që e kanë marrë mandatin nga populli me qeverisë, që të kthehen dhe të jenë më të përgjegjshëm në raport me mandatin që kanë marrë”, tha Tahiri.