Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Besnik Tahiri ka njoftuar se ka dështuar mbajtja e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Ai tha se nuk ka pasur kuorum.
Tahiri ka kërkuar që të ndryshohet rregullorja e punës së Kuvendit.
“Ka dështuar mbledhja e Kryesisë. Në fakt, ne nuk patëm ndonjë paralajmërim. Kur erdhëm e pamë që nuk është, bisedova edhe me kryetarin e Kuvendit dhe siç shihet nuk ka kuorum të mjaftueshëm për mbajtjen e mbledhjes së Kryesisë. Kjo do të thotë se ne duhet ta ndryshojmë me urgjencë rregulloren e punës së Kuvendit, që përgjegjësia për organizimin e mbledhjeve të Kryesisë t’ju bie drejtpërdrejtë shefave të Grupeve Parlamentare, sepse tani u bën më shumë se 6 mbledhje të Kryesisë që për arsye të ndryshme nuk po mbahen”, ka thënë ai”, ka thënë ai.