Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot, është anuluar. Kështu ka bërë të ditur, Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate dërguar medieve.
Në këtë komunikatë nuk janë bërë të ditura arsyet e anulimit të kësaj mbledhje.
Kujtojmë se kohëve të fundit kanë dështuar disa herë mbledhjet e kryesisë së Kuvendit.