Varianti i ri i COVID-19: Mjekja tregon simptoma ‘të pazakonta’ të variantit Omicron

Mundësia e një varianti të ri u përmend për herë të parë nga doktoresha Angelique Coetzee kur një sërë pacientësh erdhën me simptoma të coronavirsut të papara më parë.

Asnjë prej tyre nuk shfaqi humbjen e shijes apo nuhatjes që ka qenë më parë karakteristike për COVID-19,“Paraqet një sëmundje të lehtë me simptoma të dhimbjes së muskujve dhe lodhjes për një ose dy ditë që nuk ndiheni mirë”, tha mjeku Coetzee . “Ata mund të kenë një kollë të lehtë, nuk ka simptoma të dukshme”.

Doktoresha Coetzee theksoi në një konferencë për shoqatat e tjera mjekësore afrikane se pacientët e saj ishin të gjithë të shëndetshëm dhe se varianti i ri mund të jetë shumë më i dëmshëm për të moshuarit. Rreziku më i madh janë njerëzit e moshuar me sëmundje të njohura si hipertensioni, diabeti ose sëmundjet e zemrës.

“Ajo për të cilën duhet të shqetësohemi tani është se kur njerëzit më të moshuar, të pavaksinuar infektohen me variantin e ri, dhe nëse nuk vaksinohen, do të shohim shumë njerëz me një sëmundje të rëndë”, tha ajo.

Shumica e pacientëve në klinikën e mjekut Coetzee ishin të rinj dhe gjysma ishin të pavaksinuar. “Një paciente, një vajzë gjashtë vjeçare u përshkrua se kishte ‘simptoma shumë interesante’”. Fëmija paraqiti një temperaturë dhe puls shumë të lartë që pothuajse kërkoi shtrimin në spital.

Kur ajo  e ndoqi disa ditë më vonë, fëmija tashmë po shërohej. Nuk dihet ende se çfarë efekti mund të kenë këto simptoma te dikush me një gjendje para-ekzistuese.

Seria e mutacioneve të pranishme në variantin Omicron ka ngritur shqetësimin se ai mund të jetë në gjendje t’i shmanget vaksinimit. Penny Moore, një virologe e Johanesburgut, i tha Nature se ka raporte të izoluara të riinfeksioneve, por “në këtë fazë është shumë herët për të thënë diçka”.