Varianti i ri i COVID-19: Mjekja tregon simptoma ‘të pazakonta’ të variantit Omicron

Mundësia e një varianti të ri u përmend për herë të parë nga doktoresha Angelique Coetzee kur një sërë pacientësh erdhën me simptoma të coronavirsut të papara më parë.

Asnjë prej tyre nuk shfaqi humbjen e shijes apo nuhatjes që ka qenë më parë karakteristike për COVID-19, shkruan Express.co.uk. “Paraqet një sëmundje të lehtë me simptoma të dhimbjes së muskujve dhe lodhjes për një ose dy ditë që nuk ndiheni mirë”, tha mjeku Coetzee për Telegraph. “Ata mund të kenë një kollë të lehtë, nuk ka simptoma të dukshme”.

Doktoresha Coetzee theksoi në një konferencë për shoqatat e tjera mjekësore afrikane se pacientët e saj ishin të gjithë të shëndetshëm dhe se varianti i ri mund të jetë shumë më i dëmshëm për të moshuarit. Rreziku më i madh janë njerëzit e moshuar me sëmundje të njohura si hipertensioni, diabeti ose sëmundjet e zemrës.

“Ajo për të cilën duhet të shqetësohemi tani është se kur njerëzit më të moshuar, të pavaksinuar infektohen me variantin e ri, dhe nëse nuk vaksinohen, do të shohim shumë njerëz me një sëmundje të rëndë”, tha ajo.

Shumica e pacientëve në klinikën e mjekut Coetzee ishin të rinj dhe gjysma ishin të pavaksinuar. “Një paciente, një vajzë gjashtë vjeçare u përshkrua se kishte ‘simptoma shumë interesante’”. Fëmija paraqiti një temperaturë dhe puls shumë të lartë që pothuajse kërkoi shtrimin në spital.

Kur ajo  e ndoqi disa ditë më vonë, fëmija tashmë po shërohej. Nuk dihet ende se çfarë efekti mund të kenë këto simptoma te dikush me një gjendje para-ekzistuese.

Seria e mutacioneve të pranishme në variantin Omicron ka ngritur shqetësimin se ai mund të jetë në gjendje t’i shmanget vaksinimit. Penny Moore, një virologe e Johanesburgut, i tha Nature se ka raporte të izoluara të riinfeksioneve, por “në këtë fazë është shumë herët për të thënë diçka”.