Edita Tahiri e propozon Shqipërinë si lidere të Ballkanit Perëndimor

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Shqipëria duhet të jetë lider në Ballkan sepse është shteti i vetëm në këtë zonë që ka qenë faktor stabiliteti në kohë krizash e luftërash.

Tahiri në shkrimin e saj në Facebook thekson se një gjenocidbërëse si Serbia nuk mund të bëhet lidere e rajonit.

“Nëse dikush duhet me qenë lider në Ballkan, duhet të jetë Shqipëria, sepse është e vetmja në Ballkan që ka qenë faktor paqeje e stabiliteti në kohët e krizave dhe luftërave. Një gjenocidbërëse si Serbia nuk mund të bëhet lidere e rajonit” shkruan Tahiri në Facebook.