Sulmuesi i Borussia Dormtund prej kohësh është lidhur me një largim nga klubi.
Erling Haaland duket se nga edicioni i ardhshëm do të largohet nga Borussia Dortmund.
Thuhet se klauzola e tij e largimit prej 75 milionë eurosh do të jetë e vlefshme nga vera e ardhshme, dhe shumë ekipe janë të gatshme ta paguajnë atë që ta kenë në ekip yllin norvegjez.
Sipas ‘Goal’, nëse Haaland vendos të largohet nga Dortmundi atëherë destinacioni i tij i preferuar për të vazhduan karrierën është Real Madridi.
Thuhet se sulmuesi i ka bërë të ditur të afërmve të tij se ai është i interesuar për një kalim në Madrid, megjithatë ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij.
Haaland edhe në verën e kaluar ishte lidhur me një kalim në “Santiago Bernabeu”, por vendosi të qëndrojë edhe për një vit në Dortmund.