“Jemi çifti simpatik”, Pm i dedikon këngë Sarës

Dyshja Sara dhe Pm po marrin vëmendje me veprimet e tyre brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Ani pse ishte i pari Pm ai që ka shënjestuar Sarën, blogerja fillimisht s’kishte dhe aq interesim.

Por me kalimin e kohës ata u afruan aq shumë me njëri-tjetrin saqë Sara ditë më parë i dhuroi puthjen e parë Dj-t nga Kosova.

Derisa në edicionin e të martës Pm është deklaruar se ai dhe Sara janë pajtuar që brenda shtëpisë të mbesin vetëm miq.

Ndërkohë mbrëmë Dj Pm i dedikoi Sarës tekstin e këngës së këngtarit Stine me titull “Jemi çifti simpatik”.