Me datë 25 nëntor 2021, rreth orës 16:25, policia në Mitrovicë ka pranuar një informatë se në fshatin Vllahi të Mitrovicës, ka të shtëna me armë zjarri.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në baze te informatave kanë arritur ta identifikojnë vendin nga kanë ardhur te shtënat, si dhe kanë arritur ta identifikojnë te dyshuarin V.F., 19 vjeçar dhe ta shoqërojnë në stacionin policor.
Në cilësi të provave materiale, policia ka sekuestruar armën gjysmë automatike prodhim jugosllav pa fishekë.
Personi është intervistuar në cilësi të të dyshuarit, ndërsa pas procedurave intervistuese sipas udhëzimit të prokurorit, të dyshuarit në fjalë i është caktuar masa ndalim policor. Ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale: ,,Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve’’ dhe ”Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm’’.