Gjoshi: Pas PZAP-së, pretendimet e PDK-së për votat në Dragash u zyrtarizuan edhe nga Supremja

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, përmes një reagimi në Facebook ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Supreme e vërteton atë që kishte thënë PDK-ja për zgjedhjet e raundit të dytë në Komunën e Dragashit.

Ai ka thënë se vendimi i Supremes fakton se është minuar integriteti i votimit jashtë Kosovës për Komunën e Dragashit, transmeton lajmi.net.

“Sot, pretendimet e PDK-së u zyrtarizuan, pas PZAP-it, edhe nga Gjykata Supreme”, ka shkruar ndër të tjerash Gjoshi.

Ai ka thënë se KQZ-ja duhet të decertifikojë kandidatë që qëndrojnë prapa këtij manipulimi të vullnetit të qytetarëve dhe që shtrembërojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Gjithashtu, Gjoshi ka kërkuar nga Prokuroria që të hidhet në aksion që përgjegjësit të vendosen para drejtësisë, ndërsa KQZ-ja ka thënë se duhet të ndërmarrë të gjitha masat që të mos lejojë që të manipulohet përsëritja e votimit.

Postimi i plotë i Gjoshit në Facebook:

Ky është vendimi i Supremes që fakton se është minuar integriteti i votimit jashtë Kosovës për komunën e Dragashit.

Sot, pretendimet e PDK-së u zyrtarizuan, pas PZAP-it, edhe nga Gjykata Supreme.
Rrugët janë këto:
1. KQZ-ja duhet të decertifikojë kandidatët që qëndrojnë prapa këtij manipulimi të vullnetit të qytetarëve dhe që shtrembërojnë rezultatin e zgjedhjeve.

3. KQZ-ja duhet të ndërmarrë të gjitha masat që të mos lejojë që të manipulohet përsëritja e votimit.