Aktorja amerikane, Jessica Alba, njihet si një nga aktoret më të bukura të Hollivudit.
Shumica e fansave kanë dëshirë që ajo të shfaqet me rroba të ngushta që i vishte në xhirimet e ‘Fantastic Four’, apo bikini ‘ e rrezikshme të kaltra”.
Ajo është cilësuar si aktorja më e bukur e industrisë së filmit dhe fansat u ‘çmenden’ pas saj pas xhirimit të filmit ‘Fantastic Four’, kur u pa me një veshje të ngushtë.
Gjatë xhirimeve të filmit, Alba kishe magjepsur edhe Paul Walker i cili kishte luajtur me të. Aktori ishte shprehur se nuk mund t’ia hiqte sytë nga të pasmet e saj, sidomos në skenat ku Alba shfaqej në bikine që ishte edhe pjesa më e madhe e filmit, veprim i cili zhvillohej në plazh.
‘Nuk i hiqja sytë nga të pasmet e saj. Më vjen keq, po ajo është kaq e bukur’’, ka thënë dikur aktori për Daily Mirror.
Aktorja duket ende fantastike edhe pas lindjes së fëmijës së tretë. Paparacët e kapën gjatë pushimeve në Cabo të Meksikës.
Megjithatë, ajo thotë se e gjithë merita i takon mundimit, dietës dhe stërvitjes së saj.
“Mësova se nuk keni pse të vrisni veten nga palestra, mund të ushtroni me qetësi dhe më ngadalë që trupi juaj të përfitojë prej tij. Megjithatë, më pëlqen të djersitëm mirë dhe gjithë gjërat e tjera”, tha Alba për Vogue.
Ajo ishte një nga të parat që u hodh në botën e filmave me super hero në vitet 1990 dhe 2000.
Përvoja e xhirimit të ‘Fantastic Four’ e bëri atë të dëshironte të linte fare aktrimin.
“E urreja. Shumë. Më kujtohet kur po aktroja në një skenë të vdekjes. Më pas drejtori më tha se sa realiste dhe e dhimbshme dukej. Më pyeti nëse mund të bëhesha më e bukur ndërsa qaja, më tha se duhej të qaja bukur“, i tha ajo Elle.
‘Fantastic Four’ jo vetëm që i solli asaj të keqe sepse ajo u takua me bashkëshortin e saj Cash Warren (42) me të cilin ka tre fëmijë: vajzat Honor Marie Warren (12) dhe Haven Garner Warren (9) dhe djalin Hayes Alba Warren (3).