Është bërë pranim-dorëzim i detyrës së Kryetarit të Komunës së Malishevës.
Kryetari i zgjedhur i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati e mori detyrën nga kryetari, Ragip Begaj.
Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës, Begaj deklaroi se gjatë udhëheqjes së tij në Komunën e Malishevës ka punuar me shumë përkushtim.
Në anën tjetër, Kastrati është shprehur i lumtur që detyrën po e merr nga Begaj, duke premtuar kështu punë të palodhshme për komunën.