Gjatë spektaklit të mbrëmshëm, Fifi u alivanos pas akuzave të opinionistes se “BBV”, Balina.
Ajo mori akuza se po ndërhynë mes marrëdhënies së Pajtimit dhe Sarës, duke kërkuar vëmendje.
Menjëherë pas këtyre akuzave ajo u alivanos, ku edhe u ndërprenë transmetimet. Momentin e parë që ajo u këndell, bëri gati valixhet dhe dëshironte të largohej.
Ishte Arbana ajo e cila e qetësoi dhe i kërkoi që të vazhdonte qëndrimin brenda shtëpisë. Pasi mendoi pak më mirë ajo vendosi të qëndrojë ende brenda shtëpisë për të vazhduar rrugëtimin e saj.
Në anën tjetër hodhi akuza ndaj Balinës duke e ‘falenderuar’ që fal saj ajo për më shumë se katër herë po keqësohet.
Pas ngjarjeve të mbrëmshme nuk kishin si ti ikin edhe publiku ku filluan me mendimet e tyre pas gjithë atyre. Shumica e fansave dhe familjarëve të Fifit, e mbështetën këngëtaren, ndërsa filluan edhe versionet e tjera që ‘Big Brother Albania VIP’ është ‘Fake’.
Ndërkohë janë publikuar pamje të reja ku po pretendohet që alivanosja e Fifit është e inskenuar. Pas këtyre pamjeve publiku është ai që po dyshon tek Fifi.
Fifi është nominuar nga publiku për të premten së bashku me Einxhelin dhe Semin, dhe njëra nga këto të treja do ta lërë shtëpinë pas dy ditësh.