Vjen reagimi i parë i Luanës, pas lajmit se është bërë teze

Gjatë ditës së djeshme, Marina dhe Geti u bënë prindër për herë të parë.

Moderatorja dhe reperi u bënë prindër të një vajze.

Sipas qarkullimeve të internetit, çifti vajzën e kanë quajtur Marget. E menjëherë pas lindjes së Marinës, ka reaguar motra e saj moderatorja e njohur Luana Vjollca.

Luana përmes një storie në Instagram, ka shkruar ‘Ndjenja më e bukur në botë’.

Si duket ajo është shumë e lumtur që është bërë teze.

Kujtojmë se Luana pas shumë vitesh është larguar nga televizioni shqiptar, Top Channel, dhe po aludohet se atë do ta shohim në njërin nga televizonet kosovare.