Një dramë e vërtetë ka ndodhur sonte në Big Brother Albania, E tëra nisi pas një debati që pati FIFI me analisten e këtij reality show, Balinën. Fillimisht Fifi ishte alivanosur derisa pasi është këndellur ajo e ka vendosur ta vazhdojë lojën në shtëpinë e Big Brother Albania VIP
“Ti e dashuron vëmendjen”, ishin fjalët që bën që Fifi të alivanosej gjatë transmetimit Live të Big Brother Albania VIP.
Me dramë është përcjellë spektakli i sotëm ku këngëtarja Fifi pati një debat me Balina Bodinakun, e cila i reagoi Fifit kur i tha se po dëshiron të tërheq vëmendje nga lidhja e DJ Pm me Sarën dhe kjo është arsyeja pse ajo ka reaguar nga puthja e dyshes në buzë
“Ti Fifi nuk e dashuron dashurinë, por ti e dashuron vëmendjen”, ishin fjalët e opinionistes.
Kjo gjë ka nervozuar Fifin e cila ka thënë se nëse jashtë mendohet kështu, ajo është gati ta lërë shtëpinë e Big Brother.
Pas kësaj ajo është alivanosur dhe për një momenti transmetimi live është ndërprerë.
Në kyçjen e radhës janë prezantuesja Arbana Osmani ka thënë se gjendja është qetësuar por Fifi është parë duke bërë gati valixhet e saj dhe kishte vendosur që të lërë shtëpinë.
Tutje, ajo në dhomën e rrëfimit ka folur me Arbanën dhe shumë shpejt pritet të merret një vendim për të, që edhe banorët të jenë të qetë në lojën e tyre.
Fifi ka marrë vendim që të vazhdojë lojën brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Ajo gjatë bisedës me Arbanës ka treguar se do të jetë shembull.“Dua të jem një shembull për nipat dhe mbesat e mija”, tha Fifi.
Ajo gjithashtu dha edhe një mesazh për prindërit e saj, duke qenë se Arbana tha se janë të shqetësuar.“Mam dhe bab jam mirë, do të mundohem t’ju bëjë krenar juve”, tha në fund Fifi.