Granit Xhaka ka qenë i ftuar në podkastin e Gladbach “MitGeredet”. Ylli kosovar me pasaportë zvicërane ka folur për karrierën dhe situatën aktuale te Arsenali.
Xhaka ka thënë se pret që të kthehet në fushë pas 3-4 javësh.
“Shpresoj të rikthehem sa më shpejt. Më janë bërë shtatë javë jashtë. Kocka e thyer është problemi që zgjat kaq shumë. Tani po stërvitem me topin. Jam optimist se do të rikthehem pas tre deri në katër javë” ka thënë Xhaka.
Kapiteni i Zvicrës nuk e ka përjashtuar rikthimin te Borusia Monchengladbach.
“Tani kam një kontratë dyvjeçare e gjysmë në Londër. Më pas unë do të jem 32 vjeç. Nëse Max (Eberl) është gati të më marrë përsëri me 32 vitet e mija, atëherë dera ime gjithashtu do të jetë e hapur. Shumë fansa e dinë se një ditë do të jem i lumtur të kthehem atje” ka thënë Xhaka.