Çifti i famshëm i serialeve meksikane, Gabriel Soto dhe Irina Baeva kishin planifikuar të martoheshin brenda këtij viti. Por mesa duket kanë vendosur ta shtyjnë sërish datën e dasmës së tyre.
Vetë aktori ka treguar se ata u detyruan ta shtynin sërish ceremoninë për shkak të angazhimit në projektin e fundit ku interpretojnë krahë njëri-tjetrit. Gjithashtu Irina ka shprehur keqardhjen e saj teksa tha se planet nuk kishin funksionuar deri tani.
Sipas aktores, dasma mund të bëhet në verën e vitit të ardhshëm
Duke zbuluar edhe personazhet e tyre në serialin “Vino el amor”, aktorja tregoi se të qenit bashkë e aq më tepër si bashkëshortë, do të bëjë që ata të mos e ndjejnë shtyrjen edhe një herë tjetër, të datës së dasmës së tyre.