Publikohen pamjet me dron nga aksidenti ku vdiqën 46 persona

Mediat bullgare kanë publikuar pamje me dron ku duket vendi i ngjarjes ku u aksidentua autobusi nga Maqedonia e ku mbetën të vdekur 46 persona dhe 7 të lënduar.

Mes viktimave janë edhe 12 të mitur, dy binjakë. Në aksident ka humbur jetën edhe shoferi. 7 persona, 2 gra dhe 5 burra kanë shpëtuar dhe ndodhen në spital. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha se autobusi po kthehej për në Shkup pas një udhëtimi nga Stambolli.

Pas aksidentit, autostrada e Strumës do të qëndrojë e mbyllur gjatë gjithë ditës, të paktën në drejtimin Sofje-Balgoevgrad, në të cilin udhëtonte autobusi. Aktualisht vazhdojnë hetimet për zbulimin e shkaqeve të aksidentit dhe shpërthimit në flakë të autobusit. Mësohet se 7 persona janë dërguar në spital.

Ndryshe 46 personat të cilët humbën jetën nga ky aksident janë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.