Aksidenti i ndodhur në Bullgari ka tronditur të gjithë.
Në këtë aksident kanë humbur jetën 46 persona shumica prej tyre shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, shkruan lajmi.net.
Personazhe të shumta të njohur për publikun kanë shprehur ngushëllimet për familjet e tyre, ku për këtë rast ka reaguar edhe këngëtarja e njohur nga Shkupi, Adelina Tahiri.
“Ngushllime nga zemra per familjaret te cilet humben t afermit e tyre! Me zemer po lutemi per shpirtrat e tyre. Zoti qoft me ju! Sherim sa me te shpejt te lenduarve”, ka shkruar këngëtarja.
Theksojmë, se shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura.