Kurti pas tragjedisë në Bullgari: Momentet të vështira si këto lehtësohen duke i qëndruar pranë njëri-tjetrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ngushëlluar familjarët e viktimave nga aksidenti i ndodhur mbrëmë në Bullgari.

Kurti tha se është i trishtuar dhe i pikëlluar nga lajmi për aksidentin tragjik, teksa tha se u bashkohet lutjeve për shërimin sa më të shpejtë të të lënduarve.

Kryeministri Kurti theksoi se momentet të vështira si këto lehtësohen duke i qëndruar pranë njëri-tjetrit.

Postimi i plotë:

I trishtuar dhe i pikëlluar nga lajmi për aksidentin tragjik në Bullgari.
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ndaj dhimbjen me familjet e viktimave, dhe u bashkohem lutjeve për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve. Momente të vështira si këto lehtësohen duke i qëndruar pranë njëri-tjetrit.
Republika e Kosovës bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët e tronditur nga ky lajm i kobshëm, dhe shprehë gatishmërinë e plotë për të ofruar ndihmën e saj në çdo kapacitet.