Familjarët e të aksidentuarve shprehen të revoltuar se nuk akne informata për të afërmit e tyre që kanë udhëtuar me agjencinë “Besa Trans” në Turqi.
“Në orën 06 të mëngjesit u informuam nga rrjetet sociale. Nuk dimë se ku duhet të drejtohemi. Është kushëriri imë, është i moshës 41 vjeçare, ka udhëtuar të enjten, ka qenë vet. Nuk kemi asnjë informacion. Nuk kemi informata as nga agjencia, ata duhet të jenë të përgjegjshëm dhe duhet t’i informojnë familjarët”, tha Xhelal Bakiu, familjar.
Shumë prej familjarëve sot janë mbledhur para zyrave të kompanisë “Besa Trans”, e cila ishte edhe kompania e linjës së autobusit të aksidentuar në Bullgari.
Përpos tyre para këtyre zyrave po vazhdojnë të qëndrojnë edhe zyrtarë të shumtë policorë maqedon.