Policia e Kosovës ka vazhduar me marrjen e masave ndaj qytetarëve të cilët thyejnë rregullat në trafik, rrezikojnë veten dhe pjesëmarrësit e tjerë.
Një rast i ngjashëm ndodhi së fundi në autostradën, “Ibrahim Rugova”.
Pas raportimit të lajmi.net, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjobën prej 300 eurove ndaj drejtuesit të veturës i cili po voziste në anën e kundër të autostradës.
Duhet përkujtuar që përpos këtij rasti, zyrtarët policorë vazhdimisht kanë raportuar për shqiptimin e gjobave për shkelësit e rregullave në trafik.
Numri i aksidenteve përgjatë ditëve të fundit ishte mjaftë i lartë, në mesin e tyre edhe me fatalitet.