Pedri shpallet “Djaloshi i Artë” për vitin 2021

Mesfushori i FC Barcelona, ​​Pedri González është zgjedhur si ‘Golden Boy’ i vitit 2021.

Ky çmim jepet për lojtarin më të mirë në Evropë nën U-21 dhe dhurohet nga gazeta italiane ‘Tuttosport’.

Spanjolli pritet të marrë çmimin e Topit të Artë më 13 dhjetor në Torino.

18-vjeçari mposhti në këtë garë të rinjtë si Bukayo Saka, Mason Greenwood, William Saliba e disa të tjerë.

Vitin e kaluar këtë çmim e fitoi Erling Haaland i Borussia Dortmund.

Më poshtë e gjeni listën e fituesve të këtij çmimi që nga inaugurimi.