Një person mbeti i vrarë dhe katër të tjerë u plagosën në një sulm me armë zjarri të kryer nga një anëtar i Hamasit në qytetin e vjetër të Jerusalemit. Ngjarja ndodhi ditën e djelë, ndërsa autoritetet bënë me dije se nag të plagosurit, dy ishin civilë dhe dy të tjerët policë.
Sulmuesi i identifikuar si Abu Shehadam u vra nga policia. Sulmi, që ndodhi në Portën e Zinxhirit në qytetin e vjetër, ishte i dyti në më pak se një javë.
Ministri i Mbrojtjes Benny Gantz përgëzoi forcat e sigurisë “që vepruan shpejt dhe me vendosmëri dhe penguan një sulm shumë më të ashpër”. Ai shtoi se Izraeli “do të vazhdojë të luftojë terrorizmin kudo që ngre kokën”.
Para kryerjes së sulmit, Abu Shehadam, shkroi në një postim në Facebook se “Zoti e përcakton fatin tonë, por shumica e njerëzve nuk e dinë. Çështja e fatit tonë është një pyetje që Zoti e përcakton, Zoti në urtësinë dhe madhështinë e Tij, Ai e zgjedh. kë të dojë dhe ia paraqet fatit të tyre”.
Hamasi mori shpejt përgjegjësinë për sulmin, duke e quajtur atë një “operacion heroik” dhe duke paralajmëruar “armikun kriminal dhe qeverinë e tij që të ndalojë sulmet në tokën tonë dhe vendet tona të shenjta. [Izraeli] do të paguajë një çmim për paudhësitë që kryen”.