“Mezi po të presim”, Marina Vjollca konfirmon gjininë e fëmijës

Marina ka publikuar imazhe të reja.

Moderatorja shqiptare Marina Vjollca ka realizuar sërish një set fotografik gjatë periudhës së shtatzënisë, ku po merr vëmendje me pozat me barkun e rrumbullakosur.

Deri më tani ajo dhe Geti nuk kishin bërë ndonjë postim për të treguar gjininë e foshnjës, ani pse kishte aludime të ndryshme.

Në fotot e fundit me anë të mbishkrimit Marina e konfirmoi se ajo dhe Geti do të bëhen prindër të një vajze.

 

“Mezi po te presim picirukja jone”, ka shkruar moderatorja sipër imazheve.

Përndryshe, vajza do të jetë fëmija i parë për Getin dhe Marinën pas 4 viteve martesë.