Vdes aktori i njohur i Teatrit të Shkupit

Aktori i njohur i Teatrit të Shkupit ka ndërruar jetë.

Hajrullah Ramizi ishte aktori i njohur i Teatrit të Shkupit i cili ka vdekur sot.

Aktori ishte në moshën 37-vjeçare derisa lajmin për ndarjen nga jeta e bëri Teatri i Shkupit të cilët shprehën ngushëllimet e tyre nëpërmjet një postimi në Facebook.

Postimi i plotë pa ndërprerje vijon si më poshtë:

“Me pikëllim të thellë ndajmë me ju lajmin e zi për ndarjen e hershme nga jeta të kolegut tonë Hajrullah Ramizi
02.03.1984 – 18.11.2021
Publiku i Teatrin Shqiptar, kujton Hajrullahun nga shfaqjet: Vojceku, Kaligula, Brekët, Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kuçedra, Jetë me qira, Makbethi, Arseniku dhe dantelat e vjetra dhe së fundmi Bregu i pikëllimit.
Hajrullahu pos në teatër, shpesh është i angazhuar edhe nga produksionet filmike të rajonit dhe ka luajtur në filmat: Eduart, Time of the Comet, Lufta Mbaroi, 1955, Just another confused elephant, Punk Is Not Dead, 4 Oret, To the Hilt, Fati etj.
Qofsh i dritës, koleg e mik!”.