Një tjetër zarf i bardhë ka mbërritur në shtëpinë e ‘’Big Brother Vip’’.
Këtë herë vendimi që ai përmban lidhet me buxhetin që banorët kanë përfituar.
Nga performaca e tyre në provën javore banorët kanë përfituar në total vetëm 30% e buxhetit.
Këtë mbasdite ata do të duhet të organizojnë të ardhurat në dispozicion për të blërë të gjithë produktet dhe ushqimet e nevojshme.
Diskutimi mes tyre ka nisur me qëllim gjetjen e strategjive më të mira të kursimit.