27-vjetori i pagëzimit: Kush ia la emrin UÇK-së?

A Kosovo Liberation Army (KLA) fighter smokes a cigaret in Koshare, about one kilometer (0.6 miles) inside Kosovo, which is one of a number of rear bases for KLA movements in the area along the Albanian border 19 May 1999. The KLA controls for more than a month a thin strip of land inside the embattled Kosovo province, which stretches out for several kilometers into Kosovo from the Albanian border, though its hold is precarious.

Para 27 vjetësh, më 17 nëntor 1994, Kryesia e Lëvizjes Popullore të Kosovës, pas analizimit të situatës dhe kërkesave nga terreni, mori vendim për emërtimin e njësive të armatosura të udhëhequra nga LPK – Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Xhavit Haliti, një prej themeluesve të UÇK-së dhe anëtar i LPK-së, ka thënë se emrin UÇK e kishte propozuar vet ai te Kryesia e LPK-së dhe ishte miratuar.

Haliti, në një rrëfim pati thënë se është ai pagëzuesi i ushtrisë së armatosur që u themelua në vitin 1994.

“Po, unë jam. Po, po, unë e kam propozu, LPK-ja e ka miratu. Në vitin 1994”, është shprehur Haliti.

Ai ka treguar se kishte edhe një propozim tjetër, që UÇK-ja të quhej Njësiti Gueril Rexhep Mala e Nuhi Berisha. Ky propozim nuk ishte miratuar, për arsye që Haliti nuk i ka shpjeguar.

“Një moment ka ardhë, kemi thënë çka me bo… ka pasë propozime pas një aksioni që të emërtohet Njësiti Gueril Rexhep Mala e Nuhi Berisha. Ky ka qenë një prej propozimeve. Është arsyetu që të mos jetë ky propozim. Ka mbetë UÇK dhe është kryer ajo punë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, sa i përket emblemës së UÇK-së, Haliti ka thënë se është bërë në një kompjuter nga Gafurr Elshani dhe Adnan Asllani.

“E kanë bo Gafurri me Adnan Asllanin, një shok i joni, i organizatës. E kanë dizajnu në kompjuter dhe ka dalë e mirë. Kam qenë në Shqipëri, kur më kanë ardhë dizajnët e para dhe simboli i parë ka shku në Uashington”, ka rrëfyer Haliti.