Haxhi Avdyli reagon pas emërimit të ministrit të ri të Shëndetësisë

Pas emërimit të Rifat Latifit si Ministër i Shëndetësisë, ka reaguar Haxhi Avdyli nga Lista ‘Guxo’, emri i të cilit ishte përmendur si kandidat i mundshëm për të qenë në krye të kësaj ministrie.

Avdyli nuk ka folur direkt për emërimin e Latifit si ministër, por ka thënë se dje dhe sot, Komisioni për Shëndetësi bashkë më përfaqësuesit ligjor të MSH-së dhe Qeverisë, drejtorët e inspektorateve e akterë të tjerë, po punojnë në harmonizimin e ligjeve të shëndetësisë.

“Dje e sot komisioni për shëndetësi, bashkë me përfaqësuesit ligjor të MSH e Qeverisë, drejtorët e inspekorateve e akterë tjerë, nga ora 10 deri pasdite po punojmë në harmonizimin e ligjeve të shëndetësisë me ligjin për kundërvajtje dhe plotësime tjera. Nga 15 ligje të kaluara në lexim të parë, dje e sot gjysmën e ligjeve nga 15 i përfunduam. Pjesa tjetër do harmonizohen në ditët në vijim në mënyrë që ti kemi gati për aprovim përfundimtar në një nga seancat e rradhës”, ka shkruar ndër të tjerash Avdyli, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se ky harmonizim i ligjeve është dashur të kryhet që nga viti 2017, kur është aprovuar Ligji për kundërvajtje, por po kryhet në fund të vitit 2021.

Postimi i plotë i Avdylit pa ndërhyrje:

Dje e sot komisioni për shëndetësi, bashkë me përfaqësuesit ligjor të MSH e Qeverisë, drejtorët e inspekorateve e akterë tjerë, nga ora 10 deri pasdite po punojmë në harmonizimin e ligjeve të shëndetësisë me ligjin për kundërvajtje dhe plotësime tjera. Nga 15 ligje të kaluara në lexim të parë, dje e sot gjysmën e ligjeve nga 15 i përfunduam. Pjesa tjetër do harmonizohen në ditët në vijim në mënyrë që ti kemi gati për aprovim përfundimtar në një nga seancat e rradhës. Ky harmonizim këtyre ligjeve është dashtë të kryhej nga 2017 ,kur është aprovuar ligji për kundervajtje, por po kryhen në fund të vitit 2021.