Dialogu në Bruksel do të vazhdojë pasdite, nuk dihet në çfarë formati

Pak pas orës 12:00, delegacioni i Beogradit ka përfunduar bisedimet dypalëshe me përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, në ndërtesën e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm në Bruksel.

Bisedimet do të vazhdojnë pasdite, por pritet të merret vesh se në çfarë formati do të zhvillohen, gjegjësisht nëse përfaqësuesit e palës kosovare dhe ata serbe do të jenë në të njëjtën tryezë, ka mësuar Tanjug në Bruksel.

Ndërkohë, pala kosovare nuk ka informuar nëse ka zhvilluar takimin me Lajçakun dhe temat që do të diskutohen.Sipas mediave serbe, pala serbe ka insistuar që të diskutojë për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.