Vuçiq për bisedimet në Bruksel: Nuk pres asgjë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se nuk pret asgjë nga bisedimet me palën e Kosovës në Bruksel.

Ai ndër të tjerash deklaroi se progresi ka qenë i mirë, ndërsa mesazhet e Bashkimit Evropian për zbatimin e marrëveshjes i ka vlerësuar të arsyeshme.

I pyetur se çfarë pret nga bisedimet e sotme në Bruksel, se a do të sjellin ndryshim në dialog, Vuçiq tha se “Beogradi është gjithmonë i gatshëm për bisedime dhe se bisedimet janë gjithmonë më të mira kur nuk flasin”.