Një femër është zhdukur në Fushë Kosovë.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh nuk kanë dhënë shumë detaje lidhur me këtë rast përveç zhdukjes së saj.
Rastin në polici e ka lajmëruar nëna e vajzës së zhdukur e cila ka thënë se s’di për vendndodhjen e saj.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar.
“Fushë Kosovë, 11.09.2021 – NN. Me 15.11.2021 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar.”, thotë raporti 24 orësh.