Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar sot se referendumi për ndryshimin e Kushtetutës në fushën e drejtësisë duhet të mbahet më 16 janar.
Daçiq tha se deri atëherë duhet të miratohen amendamentet, duke thënë se teksti duhet të prezantohet në seancën parlamentare më 30 nëntor.
“Duhej të ishte më 29 nëntor, por doja ta shmangja atë datë”, tha Daçiq për TV Pink, citon b92.
Kryekuvendari serb ka kujtuar një gjë kur është fjala për referendumin, duke thënë se për ndryshimin e Kushtetutës, pra për suksesin e referendumit, nuk nevojiten më 50 për qind e votuesve të regjistruar dhe se, siç shtoi ai, ishte nënshkruar në vitin 2006.
Ndryshe, Daçiq nuk ka dhënë më shumë detaje se për çfarë ndryshime bëhet fjalë.