Mbyllet për media mbledhja për heqjen e vizave ku po merr pjesë ambasadori gjerman

Ka nisur mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë me ambasadorin e Gjermanisë Jörn Rohde.

Në këtë mbledhje do të diskutohet lidhur me liberalizimin e vizave.

Mirëpo mbledhja e komisionit po mbahet me dyer të mbyllura për media.

Sidoqoftë, pas përfundimit të mbledhjes pritet të ketë konferencë për media.