Qeveria Kurti shkarkon sekretarin e Këshillit të Sigurisë të emëruar nga Hoti

Qeveria e Kosovës e ka shkarkuar Shpend Tërdevajn nga pozita e sekretarit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Tërdevaj ishte emëruar në këtë pozitë më 21 shtator të vitit 2020 me votë unanime nga kabineti i qeverisë Hoti.

Paraprakisht, për këtë pozitë të lartë të nënpunësve civil ishin zhvilluan procedura rekrutuese nga Ministria e Punëve të Brendshme, që udhëhiqej nga Agim Veliu.