Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi këtë mëngjes është sulmuar fizikisht në parkun e Gërmisë.
I pari i FFK-së ka pësuar edhe lëndime trupore dhe këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 11:00, jemi njoftuar për një sulm fizik në parkun e Gërmisë, ku lëndime trupore ka pësuar një person”, ka thënë ajo.
Lajmi.net, ka provuar të kontaktojë presidentin Ademi, por ky i fundit nuk është përgjigjur.